@termokiss
Forma e aplikimit për pjesëmarrje si shitës/e në Pazarin e Hapur - 8 Mars 2026
Forma e aplikimit për pjesëmarrje si shitës/e në Pazarin e Hapur - 8 Mars 2026
Ju ftojmë me e kalu ni t'shtune tu dëgju muzikë e tu i mbështetë bizneset e vogla. Prej orës 12:00 mundeni me ardhë në Termokiss me i shiku, provu e ble produktet që janë për shitje në Pazarin e Hapur si: bizhuteri punëdore, rroba t'dorës së dytë, punime artistike, etj., e krejt kto me çmime të arsyshme. Të interesuarat/it që të merrni pjesë në Flea Market duke shitur produktet tuaja, ju lusim ta plotësoni formën poshtë që shërben për ta rezervu vendin tuaj të shitjes në Termokiss. Për rezervimin e vendit nuk duhet të paguani dhe të gjitha fitimet nga shitjet e produkteve tua i mbani ju. *Nëse forma është e mbyllur për përgjigje, nënkupton që të gjitha vendet që kemi kapacitet t'i akomodojmë në hapësirën tonë janë plotësu. Po, ky nuk osht pazari i fundit e ndjeki postimet tona për herët e tjera. Për çdo pyetje për ne, na shkruani në rrjetet sociale @termokiss, apo në termokiss@gmail.com.
Regjistrimi për vullnetarë\e në Bukë Për Krejt.
Regjistrimi për vullnetarë\e në Bukë Për Krejt.
Bukë Për Krejt po rikthehet dhe po hap dyert e saja për vullnetarë/e të ri! Bukë Për Krejt është një nismë vullnetare që gatuan dhe shpërndan ushqim për njerëzit në nevojë. Nëse dëshiron të bëhesh pjesë, plotëso këtë formular dhe na ndihmo me gatim apo shpërndarje! Lidhur me regjistrimin do të informoheni përmes emailit, ju sugjerojme të keni edhe Whatsapp. Faleminderit që po kontribon në shoqërinë tonë.
Parimet e Termokiss
Parimet e Termokiss
Parimet e Përgjithshme të Termokissit Termokissi është qendër shoqërore që synon përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Platforma e saj përmban një hapësirë të begatshme dhe një komunitet proaktiv. Këto parime përmbajnë misionin, vlerat dhe ambiciet që Termokissi i përfaqëson në secilin vepri...
Rregullat e Hapësirës
Rregullat e Hapësirës
View on mobile