Kush jemi ne?
OJQ "Ardhmëria e Jetimëve" është një organizatë humanitare, jo-fitimprurëse dhe jopolitike që punon për të ndihmuar fëmijët jetimë dhe ata pa përkujdesje prindërore, duke synuar t’u ofrojë një jetë më të sigurt dhe më dinjitoze.
Të mbrojë dhe përkrahë fëmijët jetimë, të promovojë mirëqenien e tyre dhe të krijojë mundësi të barabarta për zhvillim, arsimim dhe integrim në shoqëri.
Ofrimi i mbështetjes materiale dhe emocionale për jetimët.
- Mundësimi i qasjes në arsim dhe trajnime profesionale.
- Ndërgjegjësimi i shoqërisë për sfidat dhe nevojat e jetimëve.
- Ndërtimi i partneriteteve me institucione dhe donatorë.