Image
Image

Polylang

Përshkrim

Me Polylang-un të integruar plotësisht me WordPress-in dhe duke përdorur vetëm veçoritë e tij të brendshme bazë (klasifikimet), mbani funksionim të qëndrueshëm në sajtin tuaj dhe krijoni një sajt shumëgjuhësh që mund të ketë thjesht një gjuhë ekstra, ose deri në 10 a më shumë, në varësi të nevojave tuaja. S’ka kufi për numrin e gjuhëve të shtuara dhe paketat gjuhësore të WordPress-it shkarkohen automatikisht, kur janë gati.

Veçori

Në varësi të llojit të sajtit që keni ndërtuar, apo keni në plan të ndërtoni, mund të jetë me interes një ndërthurje shtojcash prej listës më poshtë.
Krejt shtojcat përmbajnë një mekanizëm që lejon të ujdisen vetëm me pak klikime.

Polylang

Polylang-u dhe Polylang Pro kanë të njëjtën bazë që furnizon veçori të tilla si:

  • Përkthim postimesh, faqesh, mediash, kategorish, etiketash postimi, llojesh vetjake postimesh dhe klasifikimesh, prurjesh RSS; mbulohen shkrime DNM.
  • Gjuha caktohet ose nga kodi i gjuhës te URL-ja, ose mund të përdorni një nënpërkatësi ose përkatësi tjetër për secilën gjuhë.
  • Kopjim i automatizuar i kategorive, etiketave të postimeve dhe elementë të tjerë meta, kur krijohet një përkthim i ri postimi apo faqeje.
  • Përkthim menush klasieke dhe widget-esh klasikë. E përdorshme edhe me Veçoritë e Përpunuesit Klasik të Sajteve në temat me blloqe.
  • Këmbyes gjuhësh që mund të përshtaten, të passhëm si blloqe, si widget-e klasikë, ose si zë menuje klasike lëvizjesh.
  • Përputhshmëri me Yoast SEO.

Polylang Pro

Ndihmon në optimizimin e kohës së harxhuar në përkthimin e sajtit tuaj, me disa veçori ekstra shumë të dobishme, bie fjala:

  • Integrim më i mirë me Përpunuesin e ri me Blloqe.
  • Mundësi gjuhësh te përpunuesi i blloqeve të widget-eve.
  • Pjesë gjedhesh të përkthyeshme te përpunuesi i sajteve (FSE).
  • Përsëdytni dhe/ose njëkohësoni lëndë nëpër përkthime postimesh.
  • U përmirësua përputhja me shtojca të tjera, të tilla si ACF Pro.
  • Përdorni nëpër gjuhë të njëjtin identifikues URL-je për postime apo terma.
  • Përktheni identifikues URL-sh për kategori, baza autorësh, lloje vetjake postimesh, etj…
  • Përkthim nga makina, me DeepL.
  • Eksportim dhe importim lënde në format XLIFF, për përkthime profesionale nga palë të treta.
  • Mundësi përdorimi Asistence me Pagesë, për asistencë të personalizuar

Polylang për WooCommerce

Shtesë për përputhje me WooCommerce-in që sjell veçori të tilla si:

  • Përkthim faqesh WooCommerce (shitoreje, kase, shporte, llogaria ime), kategori produktesh dhe terma atributesh globalë drejt e nga ndërfaqja e WooCommerce-it.
  • Përkthim email-esh WooCommerce-i dhe dërgim i tyre klientëve në gjuhën e tyre.
  • Njëkohësim tejtëdhënash produktesh.
  • Funksionim me mjetin e brendshëm të WooCommerce-it për importim & eksportim si CSV.
  • Funksionim me shtojca popullore të tilla si, Pajtime WooCommerce, Product Bundles, Rezervime WooCommerce, Ndjekje Dërgimesh, etj.
  • Aftësi për të përdorur API-n REST të WooCommerce-it (e passhme me Polylang Pro).
  • Mundësi përdorimi Asistence me Pagesë, për asistencë të personalizuar

Të tjera shtojca tona të lira

Kredite

Shumë faleminderit për krejt përkthyesit që që ndihmojnë në përkthimin e Polylang-ut.
Shumë falënderime për Alex Lopez për skicimin e stemës.
Shumica e flamujve të përfshirë në Polylang vijnë nga famfamfam dhe janë në pronësi publike.
Kudo ku është përdorur kod palësh të treta, kreditet janë dhënë në komentet e kodit.

Foto ekrani

  • Image
    Paneli Polylang i përgjegjësit të gjuhëve
  • Image
    Paneli i përgjegjësit për përkthim vargjesh
  • Image
    Mediatekë shumëgjuhëshe
  • Image
    Skena Përpunim Postimi me kuadratin për Gjuhët

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 2 blloqe.

  • Language Switcher Language switcher to insert in content or as a widget.
  • Navigation Language Switcher Language switcher suitable for navigation.

Instalim

  1. Sigurohuni që përdorni WordPress 6.5, ose më të ri dhe që shërbyesi juaj xhiron PHP 7.4 ose më të ri (e njëjta domosdoshmëri si për vetë instalimin e WordPress-it)
  2. Nëse keni provuar shtojca të tjera shumëgjuhësie, çaktivizojini përpara aktivizimit të Polylang-ut, përndryshe mund të keni përfundime të papritura!
  3. Instalojeni dhe aktivizojeni shtojcën si zakonisht, që nga menuja ‘Shtojca’ te WordPress-i.
  4. Ndihmësi i ujdisjes vihet vetvetiu në punë, për t’ju ndihmuar t’ia filloni më lehtë me Polylang-un, duke formësuar veçoritë kryesore.

PBR

Ku të gjeni ndihmë?

A është i përputhshëm me WooCommerce-n Polylang-u?

  • Ju duhet Polylang-u për WooCommerce, një shtesë me pagesë përshkruar më sipër, që do t’i bëjë të dyja shtojcat të punojnë tok.

Ku të raportoj të meta sigurie të gjetura te kjo shtojcë?

  • Ju lutemi, të metat e sigurisë të gjetura në kodin burim të shtojcës Polylang raportojini përmes Patchstack Vulnerability Disclosure Program. Ekipi i Patchstack-ut do t’ju asistojë me verifikimin, caktimin CVE dhe do të njoftojë zhvilluesit e shtojcës.

Shqyrtime

Image
10 Prill, 2026
“I am currently publishing my Korean posts in English, and the process has been seamless and user-friendly so far. I also plan to expand into Japanese soon and look forward to a smooth transition then as well.”
Image
5 Prill, 2026
I really like this plugin, the only thing is I find it difficult to add the right css-code to change the looks of the menu block for switching the language.
Image
28 Mars, 2026
Polylang is an essential tool for my WordPress projects. It handles multi-language support seamlessly, which is crucial for international music production websites. It’s lightweight, stable, and integrates perfectly with custom themes and plugins. Highly recommended for anyone looking to build a professional multilingual presence!
Image
17 Mars, 2026
The plugin doesn’t work. To translate a page, you need to make a copy of it, fine. But no matter what change you make, the translated page never gets shown, only the default page. It is hopeless and frustrating to use.
Lexojini krejt 2 930 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Polylang” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Polylang” është përkthyer në 54 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Polylang” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

3.8.2 (07.04.2026)

  • Pro: Ndreqje problemesh rifreskimi te paneli i gjuhëve te përpunuesi me blloqe #2965
  • Pro: Ndreqje gabimi, kur hiqet lidhje mes dy përkthimesh te përpunuesi me blloqe #2970
  • Pro: Ndreqje gabimi fatal, kur një përsëritës është krijuar më herët në ACF Pro, por ACF është aktive #2972
  • Fix settings redirect in Playground #1840
  • Ndreqje gabimi të mundshëm, kur gjuha parazgjedhje është dëmtuar te baza e të dhënave #1843

3.8.1 (19.03.2026)

  • Ndreqje gabimi fatal, kur pezullohet fshehtina #1837 #1839

3.8 (17.03.2026)

  • Kërkon doemos PHP 7.4 dhe WP 6.5 si version minimum
  • Pro: Përdorim përditësuesi autonom #2475
  • Pro: Shtim aftësisht që lejojnë të kontrollohen leje për gjuhë
  • Pro: Shtim aftësisht për të kontrolluar hyrje në gjuhë dhe përkthime vargjesh
  • Pro: Lejim të administrohen gjuhë dhe rregullime me WP CLI #2653
  • Pro: Shtim përsëdytjeje të mençur te përpunues sajti #2559
  • Pro: Shtim mbulimi për fjalorthe DeepL #2687
  • Pro: Shtim mbulimi për vendore rrugëdalje, te përkthim nga makina #2685
  • Pro: Add Support encoding for block attributes in wpml-config.xml #1683, #2660
  • Pro: Përmirësim zgjerueshmërie e panelit të gjuhëve te përpunuesi me blloqe #2553
  • Pro: Shtim mbulimi për blloqe të rinj të sjellë për herë të parë me WP 7.0 #2933 #2941
  • Pro: Fshehje përzgjedhësi gjuhësh në blloqe të brendshëm te Përpunues Blloqesh Widget-esh #2900
  • Pro: Ndreqje moskopjimi gjedheje faqesh, kur krijohet një përkthim i ri faqeje te përpunuesi me blloqe #2581
  • Pro: Ndreqje humbjeje ikonash SVG, kur përdoret përkthim nga makina
  • Pro: Ndreqje e një problemi funksionimi me përkthimin e etiketave ACF labels #2670
  • Pro: Ndreqje ndryshimi gabimisht të gjendjes së produktit, kur përditësohet një produkt me API-n REST #2540
  • Pro: Ndreqje mosshfaqjeje gjuhësh joaktive, kur në fakt duhet të shfaqeshin në API REST #2791
  • Pro: Ndreqje përkthimi përsëritësish ACF me faqosje #2674
  • Pro: Ndreqje udhëzimesh fushash skeme ACF #2889
  • Pro: Ndreqje mosnjëkohësimi fushash klasifikimi ACF #2948
  • Pro: Ndreqje mospërsëdytjeje datash veprimtarish te The Events Calendar #2894
  • Shtim blloku ndërruesi gjuhësh dhe blloku lëvizjeje në ndërrues gjuhësh #1811
  • Shtim mbulimi për kodime të shumtë, te wpml-config.xml #1679, #2655
  • Enforce transients in DB and in object cache are synchronized #1653, #2598
  • Detyro dhënie të krejt përkthimeve, kur ruhen përkthime të një postimi, apo termi #1690
  • Fshehje e filtrit të gjuhëve te pjesa e përgjegjësit, kur përpunohen postime #1698
  • Përmirësim i funksionimit, përmes pengimit të kërkesave në BD të sjellin terma gjuhe #1650
  • Ndreqje rastesh të skajshme në të cilat grupi i përkthimeve mund të jetë i dëmtuar #1690
  • Ndreqje e një gabimi fatal në instalim shumësajtësh, kur ruhet një postim pasi është bërë kalimi te një sajt pa Polylang #1700
  • Ndreqje gabimi fatal, kur përkthehet një tabelë e përshtatur #1730
  • Ndreqje sinjalizimi, kur kërkohet një gjuhë joekzistuese #1665
  • Ndreqje importimi me WP Importer vargjesh të përkthyer #1637
  • Ndreqje rastesh të skajshme që shpien në renditje të gabuar gjuhësh #1777
  • Ndreqje e një gabimi fatal me shtojcën Grupe #1834

Për regjistër më të vjetër ndryshimesh, shihni changelog.txt